Çaste poetike me poeten:Marigona KELMENDI

Demonstratat

———————

Kam peng fjalën

Fjalën e madhe babë Demonstratë

Mësova ta fsheh pyetjen

 Kureshtare tek nisa jetën

Dëgjova nga

Ti aq shumë

Për Vitet ’80 shumë babë shumë

Edhe pse linda një dekadë më vonë

E historia ngurronte t’i thoshte

Mbaj mend grushtin

 Fjalën e besën me shokun

Mjaftonin dy a tre për ta ndezur Pejën

Po ishin shumë babë

Si një ortek Rugove

Babë sa pak kam folur për Ty

 I dashuri im At e Dhe Kosove

 Jo rastësisht më thoshe

Të kam Shotë të kam Teutë

 Dhe vazhdoje për trimëritë

Për idealet për ardhmërinë

 Me dy nistoret që tani po i shijojmë

Po Babë K R Kosova Republikë

Herë-herë i kursyer

Herë-herë i rrëmbyer

 Flisje e nuk ngopesha së dëgjuari

 E doje Kosovën sa veten

Po aq sa Ati yt dëshmor

 E Ti s’e bëre kurrë rrahagjoksin

Për gjyshin tim Hero

Tani ju kuvendoni Skutave të gjithësisë

 O Heroi im Babi im

Golumja Jote

/QendraPress/