Çaste poetike me poeten:Marigona ZEKAJ
Gjaku i Dëshmorit,
——————-
Fasha që Mbulojë Plagët Tona
Gjaku i dëshmorit, si fasha e shtruar,
Ai që ra, e la gjakun mbi dhe,
Për një atdhe, për një ideal që nuk vdes.
Gjaku i tij, fasha shtruar pa e ushqyer,
Mbështjelljen çdo zemër, çdo shpirt pa e thyer.
Kur vjen nata, dhe hënën e mbulon errësira,
Gjaku juaj na ngroh, si flakë që ndriçon shtegun.
Që na mban të fortë, kur dheu dridhej dhe vuante.
Për ty, dëshmor, çdo hap është një nder,
Gjaku yt mbulon plagët tona, pa kthim, pa mbarim.
Një brez i ri, ngrihet dhe thotë:
“Kemi dhënë betim ne duar,për të nderuar ty,
dhe gjakun që na beri për të jetuar.”
/www.QendraPress.com/