Çaste poetike me poeten;Marigona ZEKAJ
Nënë
——————
Nënë, faleminderit që s’më dhe mundësi,
Po krenari është ajo që më shtyn të rritem
Në çdo hap që hedh pas teje gjithmonë ndihem
Ti më mësove se jetën duhet ta bëjmë të vërtetë
Dhe nuk ka ndalim edhe kur rruga duket e vështirë.
Falë teje nënë, bëra forcë nga dobësia
Dhe çdo ëndërr timen e bëra realitet
Edhe kur dështimi shfaqej para meje
Ti më bëje të kuptoj se mund të ngrihem vet
Krenaria jote është më e shtrenjtë se çdo ar
Se sa çdo pasuri që mund të kemi në jetë
Ti nënë me dhe frymëzim dhe mbështetje
Falë teje çdo ditë më bëhem më e fortë.
/www.QendraPress.com/