Çaste poetike me poeten:Marigona ZEKAJ
Gjilpëra e plagëve
————————————-
Mos m’u ndryshk gjilpërë
Se plagët s’ka kush të m’i shëron
Mos vdis nëna ime
As të metat më s’ka kush t’m’i mbulon
Plagët e jetës s’kam kujt t’ia them
Të tjerët qeshin
Nëna t’i rrëmben
Të ftohit acari
Kur shpirtin e mbulojnë
Atë shpirt prej bore
Mos nënë ti ma shëron
Ka për t’u zhveshur trupi
Ka për t’u zbuluar turpi
Nëna me nder e dashuri
Na përkundi
Jeto gjilpërë edhe ca vite
Pres t’i qepësh plagët
M’i mbulo të metat që kam bërë
Me mëso të vdes me besë e nder
/www.QendraPress.com/