Çaste poetike me poeten;Meri BO
Rastësisht..
———————-
ne mënyrë krejt spontane
ne një çast magjik, ne u takuam
Bashkuam zemrat
ne një mënyrë te papritur me nje puls te ri
dhe shkëndijë te pashuar.
Atë çast..
vetëm dashuritë tona flisnin
dhe ne te veshur me zërat e tyre.
Ish një moment erotik,
një histori shkruar me zëra te fshehte
nostalgjike dhe te përjetshëm idealist gjer ne dhimbje
Kjo na gjeti te papërgatitur
ne një nga momentet e fatit.
Atë qe mund ta sillte, vetëm një dite reale si kjo!
/www.QendraPress.com/