Etyd !

———————-

Ulur, mbi themelet e një fari

në pikën më të lartë, ngjitur me detin,

vështrim, përzier me ngjyrat e horizontit,

tymosja cigare te shqetësuara mes miqve.

Më magjepste çdo detaj i natyrës

Atje tej, thyhej dallga

ndërsa nga thellësitë e shpellës

dilnin nota muzike.

Ato i dëgjojnë ata,

që duan te shfletojnë arkivat e shpirtit.

Frymëmarrje dhe tym, ngjyra me pak dritë,

kalon nëpër peizazh.

E gjithë kjo, një pikturë

që tani po e kompozon dora jote,

dhe unë, tek ti, e shoh dhe e jetoj.

Nata është e lagësht, e heshtur

Dritat në det udhëtojnë ngadalë,

si anije me vela të shtrira

që era i merr herë andej, herë këtej

kështu ngadalë, pa destinacion.

Kujtime të lumtura pranverojnë,

nga hijet e natës,

imazhe adhurimi dhe gëzimi

aroma dashurie e zjarri,

 të gjitha në një valle,

këtu në breg, në detin e mendjes,

Në det !

/www.QendraPress.com/