Çaste poetike me poeten;Meri BO
Një ditë Vere në Venecia!
—————————————-
Çfarë shkëlqimi, çfarë gazmendi
Sikur, të gjëmon shpirti nga një këngë.
Bëhemi fëmijë pa dashur
dhe e shijojmë çastin ëmbëlsisht.
Dielli perandor me kurorë që djeg
me shkëlqimin e tij, na kthen në buzëqeshje
Plazhi dhe bregu kanë hyrë brenda nesh
Thyen dallgë erotizmi
dhe ngrohtësitë na bëjnë me krahë.
Një pulbardhë hap krahët
Lundërtare valësh,
deti luan me të dhe ajo luan me qiellin.
Tufa dallëndyshesh fëmijësh
që luajnë dhe ndërtojnë kullat e së nesërmes me rërë
dhe një gumëzhimë që përhapet gjithandej.
E qeshura është refreni, lojërat pafajësia
Shqisat udhëtojne nëpër udhë te panjohura
me anije me vela të fryrë.
Asgjë s’është e pamundur
Ajo është mundësia,
guximi për të shkuar më tej, e shtyn të provojë.
Sikur të isha dhe unë me të!
/www.QendraPress.com/