Vesha fustanin tim të bardhë!

———————————–

Një realitet në brymën e heshtjes

ndjek ëndrrat në degët e kohës!

Vetmia, kërkon dikë me të cilin të rrijë.

Sekreti i fjalëve të çdo poezie

loton nga gëzimi apo hidhërimi.

Ngjyrat e syve, marrin ngjyrën e qiellit të mendimeve.

I besoj zhurmës së një guacke dëshirash,

që pikon kripë në breg.

Vështrim nga dritarja e shqisave!

Prekja, pikturon fjalën dashuri në pushin e heshtjes.

Era e nenexhikut

përhapet nëpër statujat e mendimit

dhe lëkundet në erën e qelizave, në djersën e dëshirave

Në tekstet që kërcejnë në sytë e mi

lëshoj veten, endem në pafundësinë e momentit.

Lëkura ime eshte e lagur,

fytyra më pikon nga mendimet

Aura e dritës më përkëdhel trupin.

Vesha fustanin tim të bardhë

dhe lashë shkumën e jetës të më merrte me vete.

Nata po afron, dita do të vijë përsëri

Në detin e emocioneve, shoh stuhinë që më prek.

Vetëdija bëhet buzëqeshje

dhe buzëqeshja pëshpërit si një këngë

Bregu bëhet një grumbull rikrijimesh ëndrrash.

Në mirazhet e mallit, shpirti im çelës i detit.

Në vargun e momentit bëhem unë

dhe prek çdo notë të vetes.

Vazhdoj të lundroj dallgëve,

Në barkën e kohës, në çdo valë timen,

deti me puth mendimet

Emocionet kërcejnë dhe jeta vazhdon e patrazuar.

Në shkallët e fatit, bëhem vendim

dhe vazhdoj të prek bregun e vlerave

dhe në sytë e mi lind qielli /www.QendraPress.com/