Qark i Shkurtër!

—————————-

Buzët bëhen zjarr kur takohen

dhe një avull i nxehtë i shoqëron

Pastaj trupat rrotullohen e skuqen

e shpirti i lumturuar rënkon.

Dhe fjalët magjishëm bëhen të tepërta,

gjuha e gishtërinjve eksploron hone e mal

Çarçafët e reve zbresin nga qiejt

parajsa merr formën e shkumës mbi valë.

Ty të duket vetja si një engjëll pa peshë

kur me trupin tjetër komunikon

Ç’është kjo rrymë elektrike që një qark të shkurtër

si e babëzitur drejt teje lëshon?!

Tani e di se ç’është ky elektroshok

këto dridhje më janë bërë esencë jete

Më fundosin në humbellat e pafundësisë

që të më ngrenë lart drejt një të vërtete.

Kjo e vërteta qenka burim jete!

/www.QendraPress.com/