Çaste poetike me poeten;Meri KUSI
UNE EMIGRANTJA.!
—————————–
U nisem me zhurme si:
zogjtë shtegtare pa adrese..ne fluturim..
Kaluam dete e oqeane.
Shume qanin e shume qeshnin..!
Ne flladin e erës & dritën e hënës..!
Lame prindërit- motrat e vëllezërit..
Lame familjet qe qanin me zë te përvajshëm..
U nisem për një jete me te bukur.
Pa ditur sa i ashpër ishte: emigrimi..!
Donim te ishim: shpirtra te lire.
Udhëtuam duarbosh ne rruge te ndryshme me stinët..!
Kërkonim diell ne jetën me stuhi.
Me zemra te plagosura për Shqipërinë..!
Qanim nga dhimbja kur na thonin:
jeni emigrante..!
Si qan dallëndyshja kur le folenë ne vjeshte..
Ishim te pambrojtur e te brishte..!
Si kënga e valëve ne detin e thelle e thelle..!
Por luftuam fort me vështirësitë.
U treguam botes se jemi: njerëz te rralle..!
Shume nga ne korrëm.
Korrëm suksese te padukshme..!
I’a fituam respektin me virtytet tona..
Dhe pse zemrën e kishim te vrare..!
Te gjithë me donin e me respektonin .
Se lashë gjurmët e mia ne Toskane..!
Por kur dilja brigjeve të detit Tirren,
dhe shikoja perëndimin e diellit,
Me merrte malli për vatan…
Doja te jepja kontributin tim.
Këtu ku kam : rrënjët..!
E kemi amanet nga te paret..
Me mire buke e kripe e zemër te bardhe..!
Se guri i rende peshon ne vend te vet..!
Ky është: vendi im.
Kënga- vargu- drita.
Ajri- gëzimi- hidhërimi.
Dielli- hëna- magjia e mrekullive…
Sot po ju flas unë.
EMIGRANTJA…!
/www.QendraPress.com/