Çaste poetike me poeten;Meri KUSI

MENDOJ!!
——————————–
Jam ulur dhe mendoj!
Si do të ishte bota pa njerëz?
Pa çdo gjallesë që jeton??
Si do të ishte nata e errët pa hënë-
pa gjerdanin e yjeve vezullues??
Po pa rrezet e varura të diellit??
Nuk e di.!!
Por ama dhe kjo jetë që po
jetojmë qenka e djallëzuar!!
Shumë janë të pasur dhe
shumë janë të pangrënë!
Shumë jetojnë në gradaçiela!
Të tjerët nuk kanë as kasolle
me plasman të flenë!
Thonë që bota është zhvilluar!
Kanë shkuar njerëzit në Mars !:
Të tjerë turista në kozmos!
Po e vërtetë.
Por qëkur hyri interneti mori
në qafë gjithë njerëzimin!
Sëmundjet po bëjnë kërdinë!
Krimi vjen e lulëzon!
Mbushen bankat plot me pare!
Shitet droga ashiqare!!
E jetë njerëzish shkatërrohen!
Ngrihen e çirren e rrihen politikanët kudo në botë!
Të bëjnë premtime sa herë ka votime!!
Dhe popujt gënjehen nga fjalët e bukura!
Amin u thonë ..këtë kandidat do votojmë!!
Po ngrihuni o njerëz për të drejtat tuaja!
Që të keni: bukë në sofër.!
Se nuk mbahet barku me thërrime e premtime boshe!!
Mos u gënjeni nga fjalët e bukura!
Mos lejoni tju mashtrojnë gjithmonë!
Se nuk jeni bagëti të humbura!
Tregojeni se jeni njerëz me vlera!!
Luftoni për të drejtat tuaja sa nuk është vonë!
Do të vi dita që në vend të pulës.
Do të hamë sorrën!!
AUTORE: @ MERI KUSI.
/QendraPress/