Çaste poetike me poeten;Meri MEZINI
RINDERIT VIJNE NE ENDRRAT TONA
—————————————————-
Mbrëmë u tremba në gjumë,
babai me nënën u zunë,
dhe pse kishin vite vdekur,
zëri tyre nuk ish tretur.
Kush t’më përqafoj i pari,
nëna i lutet babait,
lërma rradhën më parë mua,
qajnë të dy përmalluar.
Në ëndrra prindërit vijnë,
sa hap sytë, ikin dhe shkojnë,
sot jam prind, jam me fëmijë,
them o Zot, sa më mungojnë.
Natën më vijnë kujtimet,
dhe gabimet i kujtoj,
sa i kisha prindërit gjallë,
kujtoja do rrojnë gjithmonë.
(nga Meri Mezini)
/www.QendraPress.com/