Çaste poetike me poeten;Meri MEZINI
MË FLISJE ME PUTHJE
——————————————
Nën puthje botën e ula nën këmbë,
në qiell pas puthjes nuk shihja më re,
dhe yjet u shkrinë u bënë njësh me hënën,
nën këmbët tona nuk kishte më dhe.
Nën puthje trupi mori arratinë,
dy trupa bashkë nuk shiheshin më,
si bluza u veshëm ne me njëri-tjetrin,
si një trup i vetëm u bëmë ne një.
Të dashuroj e dashur, ti s’më the kurrë,
fjala në grykë të ngeli gjithmonë,
për mua ishe i vetmi burrë,
si doja fjalët, ne kishim gjuhën tonë!
Goja memece nga ndjenjat nuk flet,
nga puthjet të lexoj ty shpirt sa më do,
e dalloja në puthjet dashurinë që ndjen,
dhe ti kurrë s’më pyete më do apo jo!
/www.QendraPress.com/