Çaste poetike me poeten;Merita ABAZI
MOS MË NDRYSHO
——————————–
Në agun e mëngjesit, bëj dritë në syrin tënd,
Me nektarin e luleve të mia, bëj mjaltin për buzët e tua,
Kur mërzitem , ti m’i sjell pëllumbat në krahët e mi
Mos më ndrysho,
I frikem vrerit , ma helmon zemrën,
Butësinë e gurëzon mendjen ma turbullon
Hiqmi gjethet e zverdhura, të gjelbërtat, premi degët,
Mos më nxjerr prej rrënjës,
Atëherë ndryshoj, nuk do jem ajo që isha.
Edhe pendesa do të jetë vonë
Të lutem, mos më ndrysho!
/www.QendraPress.com/