Çaste poetike me poeten;Merita Gruda
SHTËPIA
——————–
Shtëpia e vjetër
ndrynte ndër plasa
dhimbje, dëshira të heshtura, andrra
Shtresë pas shtrese u plak, rilindi, u mbush plot
me jetët e banorëve të saj
aq sa nuk nxuni mâ
Atëbotë,
për gëzimin e të rinjve
dhe harenë e fëmijëve,
u vendos të ngrihej një tjetër
E kështu një ditë
e fortë, disi me drojë tek priste njerëzit,
e reja nusëroi nën bardhimin e gurit,
E bukur, por e ftohtë, u ndigjue dikush
Do ta ngrohim me kujtime të reja,
i heshti të tjerët ma plaku
dhe mbi shtëpinë u ndeh buzëqeshja e parë.
/www.QendraPress.com/