Çaste poetike me poeten;Merita GRUDA

Tri poezi

———————

1/

Retë dolën qiellit shëtitje

asnjëra krehur njësoj,

si vajzat në xhiron e darkës

lozonjare, nga bisht i syrit

rrëzojnë një pikë shi

e dheut poshtë i plas zemra.

—————————-

2/

U plak dhe kjo ditë

muzgu e përcolli në të fundit hapa

një grusht Iskra jetë e saj

heshtur u shua nën peshë kujtimesh

humbur nëpër natë,

dielli lypë një ditë të re

—————-

3/

Oborri asht zhytë në zheg

me zhuzhitje gjinkallash

me miza të shushatura

e dielli të kotun

Nji kumbull sheh në andërr duer fëmijësh

e rrëzon kokrra të pjekura përtokë.

/www.QendraPress.com/