Çaste poetike me poeten;Merita Pllana BEHRAMI

Ato vite të paharruara

———————————–

Shëtis gjithandej vendlindjes sime

 E ndjejë erën e barit, edhe ajri

 është si dikur Lotët më tradhtojnë,

lagin fytyrën time E zemra pyet-

“Pse nuk u bëmë bashkë më kurrë?”

Shëtis nëpër fusha e  livadhe

Shohë përreth asgjë nuk ka ndryshuar

Kujtoj ato vite kur ishim të gjithë bashkë

E sot njerëzit e gjakut i kemi harruar.

Veq nesh,këtu  është si më parë

 Edhe zogjtë nëpër degé këndojnë si dikur

E ne morëm rrugët e kurbetit

Ato rrugë që nuk na lejuan të takohemi më kurrë.

Eh, sa kënaqësi kishim dikur

Sa të ngrohta ishin ato vite më parë

 U ndamë nga njerëzit e gjakut

 U ndamë dhe  motra me të vëllaun.

Tani lëkundemi në djepe malli

Në mes këngëve nostalgjike

Të heshtur, të mallëngjyer,me kujtime

 Për atë kohë, për ato të paharruarat vite.

/www.QendraPress. com/