Çaste poetike me poeten:Mervete DRAGAJ
SHQIPËRI
————————-
Ëndërr të shihja si mbretëreshë dhembjet
e plagët i kishim të njëjta!
Të kam dashtë në netët e vona
Ëndërr të shihja si mbretëreshë
Dhembjet e plagët i kishim të njëjta
Dëshiroja me të takue edhe në errësirë.
Të mendoja si nusja jonë ma e mirë
Sa ëmbël të thirrsha, ku je Shqipëri?
Zëri yt flakë ma ndizte shpirtin
Rritesha dhe t’i pikturoja fusha e male
Valët e detit më vinin gjer në Drenicë.
Ngrohtësinë e shpirtit ma fale.
Ah, i kujtoja bajlozët e detit që të sulmonin
Me penën e Naimit e mësova poezinë
Të krijoj vargjet ma të bukur për Shqipërinë.
/www.QendraPress.com/