Çaste poetike me poeten;Mevlyde Mezini SARAÇI
Vullkan i ndjenjave të pashuara
———————————————-
Mes vuajtjesh i ngatërrova fjalët
Loti shteroi thellë në sytë e pritjes
Sfingë e gjallë mes vdekjes e jetës
Oqeaneve të shpirtit ndjellë bardhësi
Ti liri ma hoqe perden e syve
Në gjakimin e shekujve pa mbarim
E drita depërtoi thellë në shpirt
Aty ku lëngojnë plagët e heshtura
Ku qanë e qeshet mortja e hershme
Ku shtrëngon malli damarëve të jetës
Aty përqafohen ëndrrat e përmalluara
Derdhet vullkan i ndjenjave të pashuara
Shfaqen portretet në qiellin plotë kaltërsi
/www.QendraPress.com/