Çaste poetike me poeten;Mialba SHEHU
RREZATONTE DRITA E SAJ
—————————————
Dy miqësitë dasmën bashkë e bënë
Në mes kombësive të ndryshme
Tundej vallja e kënga shqipe
Të gjithë ngelën te mahnitur!
Lindur e rritur në kurbet
Gjuhën shqipe bukur fletë
Është meritë e prindërve saj.
Gjuhën e ëmbël i mësuan.
Seç shkëlqente si diamant
Gjithë universi u ndriçua
Edhe dielli nuk po dukej
Rrezatonte drita e saj.
Seç e tunde atë dasmë,
Ti moj mrekulli e rrallë
I ngrite të gjithë në këmbë
Moj shqiptare në tokë të huaj
/www.QendraPress.com/