Çaste poetike me poeten;Mialba SHEHU

LAPIDARI.

——————–

Në anë te një rrugë,

Qëndron një lapidarë,

Është i mërzitur

Askush s’po ja varë

Asnjë dorë e ngrohtë,

Nuk e ledhaton,

Asnjë lule e bukur

Nuk e zbukurojnë.

E kjo shenjtore

E lënë në harresë

Aty ku çeta partizane

Me armiqtë u përleshën.

U ngritën këta lapidarë,

Të respektohen dëshmorët,

Dhe brezat e ardhshëm

Të dinë për Atdheun.

Të dinë e t’a duanë ,

Këtë tokë të shenjtë,

Të nderohen ata martirë,

Për gjakun që derdhën.

Se familja dhe Atdheu,

Janë dy simbole

Me bekim të ZOTIT

Në jetën njerëzore.

/www.QendraPress.com/