Çaste poetike me poeten:Mimoza ÇOBO

BASHKË TË THINJEMI

————————

Kur mëngjesi vjen ëmbël,ti buzëqesh,

e unë,si pikë vese njomë gishtat e tua.

E ndjen burrë i dashur,jetën si rrëshqet,

ngjyrave agimore e perëndimeve purpuruar!…

Mos numëro orët dhe minutat çdo çast!

Se unë derdhem krahëve,si diell i kuq,

gjirit dal si hëna llamburit natën e gjatë,

nën dritëzën e saj,shpirti yt përhumb…

Syri yt burrëror të ardhmen projekton,

se e tashmja buzëqeshur shkon kaluar,

t’ia vjelim kënaqësitë jetës që gurgullon,

ujvarë kristalore në shpirtin e dashuruar.

Le të rrjedhin agimet, perëndimeve rozë,

e nesërmja sjelltë,veç puthje dashurish,

zemrën mbama ti,medaljon në kraharorë,

bashkë të thinjemi,nën qiellin e përjetësisë.

TI BLERON NË TRUPIN TIM…

————————————–

Sesa thellë ke mbirë,i dashur tek mua,

s’ka metër ta mat mirë thellësinë,

sa rrënjë ke shtrirë në mish gjer në thua,

s’i numëroj dot ,as për një mijë stinë.

Kur përndez rrënjët ,erë e zjarrmuar,

mua në çast më ndizet një dëshirë,

të rrjedh mbi rrënjët e tua gurgulluar,

krua i paqtë ,me tinguj të dëlirë.

Se rrënjët e tua thithin qumësht tek mua,

harlisen duke thithur burimet erotike,

kaq thellë sa janë shtrirë rrënjët e tua,

palcën ma krehin me fllade ekzotike.

Sesa thellë ke mbirë,i dashur tek mua,

s’ka metër ta mat mirë thellësinë,

sa rrënjë ke shtrirë në mish gjer në thua,

s’i numëroj dot ,as për një mijë stinë.

JAM GRUA E VËRTETË!

S’mund ta dua burrin nëse veten s’e dua,

prandaj i fal detin e syve,të notojë i lumtur,

kur zhytet thellësive sinqerisht me mua,

e di, në dashuri nuk kemi për të humbur!

Se zemra për të,çel lulet më të bukura,

i ujit me gjakun që rrjedh polen të artë,

kur petalet flladiten me rrahjet e lumtura,

e di, se ato lule,kurrë s’kanë për tu tharë!

Se për të perëndia më bëri grua të duruar,

dhe pse fizikisht nuk jam e fortë si hekuri,

por kur syrit më rrjedh loti pa u kontrolluar,

e di ,pas atij loti, do ngazëllej buza së qeshuri!

Se arsyetimi i tij, është drejtësi për mua,

për mua gruan e jetës dhe nënën martire,

pas çdo sakrifice me shpirt i them:të dua!

E di,ai m’i çel portat e lumturisë sublime!

Se fjalët ungjillore kam trashëguar, si grua

dhe çdo qelizë e imja është e përsosur,

kur me gomën e shpirtit gabimet m’i fshin mua,

e di, forca e mendjes tënde s’ka të sosur!

Se për të thjeshtësia, është gjëja më e çmuar,

tek unë e ka gjetur në mendimin e pjekur,

ndaj për të mbaj ndezur dashurinë e bekuar,

e di, rrënjët e saj askush s’ka për t’i prekur!

©copyright reserved Mimoza Çobo/

www.QendraPress.com/