Çaste poetike me poeten:Mimoza Eliona Osmani
“Gocë” e bukur…
—————————–
S’plakesh , je si “gocë , flutur
Shkon Alaskës patinazh!?
S’qenke bërë esmerkë e bukur
Ç’bëre kaltërsisë mirazh!?
Jo… s’u bëra dot esmere,
As llogjikës s’mbeta “bjonde”
Deti i thellë më zgjon esberen…
Fjala ,gjuhës mbrëm dhe sonte…
Përmbi sustat kaçurrele
O bobo seç ranë ca shkumë
Enden flokëve si rudë dele,
Dhe krijojnë onde më shumë…
Cipë të kripës mbi lëkurë
M’a lëpiu buzë e diellit…
Mbi dy “mollëzat” si gurë
Dremiti ylber i qiellit…
Jastëkut , llokum i butë
Tek u shtri mbi ato male..
Hapi syrin si një futë..
Mblodhi dritë e ngjyra fali
Tha ende je “goc” e bukur,
Borë e bardhë si lule dardhë,
A s’më sheh që jam e lumtur!?
Jam një flutur…pulëbardhë…
Moza.