Çaste poetike me poeten;Mimoza Eliona OSMANI
Nuk dua më …
——————————
Nuk dua më , asnjë gjë prej gjëje,
sidomos diçka” dhuruar prej teje
Aq për më tepër zemrës si peng zemrën
S’po di çfarë dallimi ka një re, prej një tjetër reje!?…
Përveç diferencës së ngarkesës”, edhe lojës me erën…
Oh Zot , vetëm një femër e kupton femrën…
Dhe s’dua asnjë pjesëz trupi të harrojë më tek ty
Që të më vrasin si këpuca kujtimet
Nuk dua më kurrë të zgjuajë sërish zemrën
I mbylla ditarët, siç mbyll këta sy.
Të dish, se kutia e Pandorës prej kohësh shtresa pluhuri ka zënë
Teksa lulja mes ditarit, është tharë si një bujashkë
Se dashuritë e mëdha nuk qenka e thënë
Të digjen prej diellit , por prej flakëve të sajë
në asht…
Ehhh, unë do të doja që të ishim të dy dorë për dore
Përherë si pjesët e një universi të pandarë
Të mos na rrëmbejnë orteqe dëbore
Të mbeteshin zogjtë e dashurisë së parë.
Ndër netët e gjata me yje dhe hënë
Të mbeteshim lidhur, si binjakët siamezë
Ti vështronim së bashku meteorët e rënë
Dritë -yjet, t’i kishim fishekë për në brez..
Tashmë kemi mbetur dy planete paralele, të pajetë
Reth boshtit të vet, vërtitur, vërtitur
Në qiellin e largët ku thuhet ka jetë
U trembën dy zogj dhe ikën papritur…
I trembi mendimi, se shinat e trenit
Ku jeta kalon vagonët ngarkuar
Ku koha ha ndjenjat si eshtrat gangrena
do quhen veç dy… dy ish dashuruar.
T’a dish , zemrën tënde, s’e dua më peng
ditarin e shpirtit do lë pa lexuar
Ku lulja është fishkur prej mallit-breng
Dhe unë s’di as vetë , sa vargje kam shkruar….
/www.QendraPress.com/