Çaste poetike me poeten;Mimoza Eliona OSMANI
NUK VDES ASNJËHERË
—————————————
Ti poet e ndjeve tek të shuhej dielli…
Ashtu “perëndimit”, ngadalë e ngadalë
Porse shpirti yt, u ngrit për tek qielli…
Dhe zemra qëndroi , si djepi mbi valë
Valëve si djepi t’a përkundi deti
Përkundje ninullë si fëmijën nëna
Por shpirti rri zgjuar , le të flerë” poeti
Teksa zbret me veprat e tijë që nga hëna…
Ti i ndjeve kthetrat, “kthetrat e skifterit”…
Si mund të rrëmbente të gjithin një mal !?…
Një zemër të ëmbël , kokrra e sheqerit
T’a shkrijë si qiriu , dhe të mos e fal…
Ka rënë sot një vello, një vello e zezë
Atdheut lamtumirën i lënë të mëdhenjtë
Po shuhen si yjet më i miri brez
Damarët e tokës së tijë, lumenjtë…
Poet ti e ndjeve tek erdhi nga qielli…
Dhe duart i zgjaste misteri mister…
Por ja që poetët kanë lindur nga dielli
Dhe dielli veç lind nuk vdes asnjëherë..
/www.QendraPress.com/