Çaste poetike me poeten;Mimoza Eliona OSMANI
Do të thoni ju…
—————————
Do t’thoni ju, që u çmend …
Si çmendet hëna ,kur është e plotë
Që prehet lehtas gjirit tënd
Ashtu mes valëve ,dhe thotë
Dua përnatë të t’a puth buzën
Buzë e paputhur ,është pus i thatë
Humbas mendimet tek të lë bluzën
O kaltërsi e zjarrtë…
Do t’thoni ju që u çmend …
Ashtu si çmendet era jashtë
Kur syri i hënës së argjendtë
Mbart mallin e mëndafshtë
Do t’thoni ju që u çmend
Për një të çmendur det me valë
Ja që ky det është djalë levend
Dhe ngjan me atë djalë…
Moza.
/www.QendraPress.com/