Çaste poetike me poeten:Mimoza GJETAJ

PERHUMBUR

——————–

Valëve tekanjoze përplasem

Ndjehem e përhumbur bregut të shpresës..

Shoqëruar fort me heshtjen memece

Që më rëndon strukur brenda shpirtit ….

Mbështes orët te poezia

Te muret e shpirtit që lëkunden

poezia ditëve të mia

Flet me gjuhën e forcës

Muret e shpirtit tim janë përhumbur

pa lene gjumë ece

ece pa ditur ku do përplasem

Shpresa me flet me gjuhen e kurajës

Nuk je vetëm !

/QendraPress/