Çaste poetike me poeten:Mimoza LESKAJ
Për ne që ikim!
—————————-
Je në tren,po kthehesh nga diku dhe e din mirë se kur të zbresësh,askush s’të pret.
Edhe nga autobusi të duhet të zbresësh,në duar çanta nervozohet, mbi shpatulla,pesha rëndohet. Askush s’të pret.
Zbret nga trageti,apo avioni për në atdhe, të pret gjithçka që syri të kap, edhe vetë qielli mbi kokë të bëhet shtëpi ndryshe.
Kaq mjafton për të kuptuar të ikurit!
/www.qendrapress,com/