Çaste poetike me poeten;Mimoza LESKAJ
Dy herë!
———————-
Shumë herë i bëra gjërat nga dy herë.
Dy herë linda,dy herë qava
Dy herë vdiqa, po aq u ngjalla.
Dy herë u dashurova, të dy herët lëngova
Nga dielli dy herë u dogja e drithëruar
Mbi valë u shtriva dhe j’u përgjërova
Merrmë të lutem krahëve të tua.
Dhe qiellit dy herë fort i ulëriva
I mjeri aspak s’më dëgjoi
Kish plot halle të tija
Ndaj dhe bëri sikur më harroi.
Do thoni – pse dy herë?
E gjeta kohën të përsëris
Çdo gjë që i pata dhënë vlerë
Ndaj nga e para s’më vjen keq t’ia nis!
/www.QendraPress.com/