Çaste poetike me poeten;Mimoza LESKAJ

Ditë të nxehta

——————————–

“Ti kërkon flori nëpër botë

Por vetë floriri je ti e dashur”

Sa shumë kjo fjalë do të thotë

Sa ditë në jetë do kishte falur.

U gjet e fshehur si një relikë

Poshtë dunave të Saharasë

Si ujët e pakët,pikë nga një pikë

Me forcë furishëm mori të plasur.

Nuk di në sa dete u turr me forcë

Të ndizte flakë dhe botën tjetër

Të endesh erës gjithë atë kohë

Paçka se era kish mbetur vetëm.

Ti kërkon floririn rrugëve të botës

Ahh…floriri i gjendur është tek ty

Shkretëtira mbeti syri i kohës

Dhe koha e saj, i vetmi sy!

/www.QendraPress.com/