Çaste poetike me poeten;Miranda KABASHI
Univers
——————–
Vajza , pyeta diellin me një vështrim të zjarrtë
Më thuaj, vallë kush fal më shumë ngrohtësi ?
Fjalët që burojnë nga thellësia e shpirtit të artë
Apo tufa e rrezeve, që në mesditë lëshon ti ?
Muzgu pa fjalë, si rrjetë peshkatarësh, shtriu petkun e tij,
Hëna pëshpëriti heshtur, a thua kishte dëgjuar,
Drita ime duket shume e zbehtë, si një qiri,
Para dy shpirtrave lozonjarë e të dashuruar.
Vajza u zgjat aq shume parvazit në dritare,
Diellin me hënën, si një fëmijë, ti dëgjonte
Kush ngroh dhe bën dritë më shumë se njëmije fare,
Ata të dy… apo djali që ajo dashuronte.
Dielli buzëqesh me puthjen e tyre të nxehtë
Hëna vallëzonte me yjet atje, lart në qiell,
Nëse do ta puthesh sic e puth ti sot ashtu, plot jetë
Shpirti do të ndriçoj më shumë se një hënë dhe një diell.
/www.QendraPress.com