Çaste poetike me poeten:Mirela LIPO
Një grusht Dhe.!
————————–
Një grusht Dhe ,një copëz e vogël.
Mban ne vetvete, një bote te madhe.
Shpresat dhe ëndrrat,
Si rërë ne dore,
Shkëlqejnë ne diell, por shume shpejt kalojnë.
Një grusht Dhe, një ndjenje e thelle.
Te mbush me dashuri por,
edhe trishtim.
Ç’do grimce humbet një kujtim qe shkon.
Na mëson te vlerësojmë
Çdo çast qe kalon.
Një grusht Dhe, simbol i jetës.
Për te jetuar me pasion dhe bese.
Ne ketë grusht ,qëndron një e vërtetë.
Çdo moment ka vlere ne këtë
udhe te jetës.
Një grusht Dhe, një thesar i fshehur .
Ne çdo copëz, një histori e shkruar.
Përjetësia fshihet ne ato qe mbajmë.
Çdo copëz te forte ne zemër e ndjejmë.
Një grusht Dhe, një përqafim
i ngrohte,
Për ata qe duam dhe na japin shprese ,
Ne momentet e errëta, rrugën na ndriçon ,
Si një yll ne qiell qe na udhëheq me dashuri .
Një grusht Dhe, një premtim për nesër.
Te mos harrojmë çfare kemi
përjetuar.
Ne çdo grusht, ka një pjese te jetës.
Mall,dhimbje, kujtim qe s’duhet harruar.
Ne çdo grusht Dhe! Ne çdo cep te jetës.
Mbetet përjetësisht një kujtim
i çmuar.
kudo hedhim hapin gjate gjithë jetës .
Na mbush me krenarinë e se vërtetës..!
/www.QendraPress.com/