Çaste poetike me poeten;Mirela LIPO

MOS HESHT…!!
—————————-
Mos hesht kur shpirti të dridhet,
kur zemra ka mall të thotë,
një fjalë e humbur në heshtje
është plagë që s’shërohet dot.
Mos hesht kur loti të rrjedhë,
kur fjala e ëmbël të vdes,
një buzëqeshje që s’thuhet
është si një dritë që shuhet
ne mes.
Mos hesht ndaj atyre që do,
shpalle dashurine pa frikë,
se fjala që mbetet në gojë
është mall që digjet brenda
ne shpirt.
Mos hesht se heshtja vret ëndrra,
si nata që fsheh agimin,
fjalët janë gjurmët që mbeten
kur koha na merr udhëtimin.
Mos hesht kur zemra ka plagë,
mos fshih dhimbjen nën buzëqeshje,
se ajo rritet si hije e zezë
derisa shpirti mbetet veç heshtje.
Mos hesht kur të marrin shpresën,
ngrehu, fol dhe kërko dritë,
zëri yt është si këngë e gjallë
që zgjon jetën në çdo shpirt.
Mos hesht ndaj së vërtetës,
mos hesht kur padrejtësia shkel,
se heshtja është thikë e fshehtë ,
që plagos edhe atë që s’flet.
/QendraPress/