Çaste poetike me poeten:Mirela LIPO

NËNAT.!

—————————–

Ne rrugëtimin e tyre ne këtë jete.

Me plot halle e sfida

aspak te lehte .

Nëna veç njëherë prek majën e lumturisë .

Me dhuratën e zotit frytin e dashurisë .

Nëna sjell fëmijë ne jetë.

Sa gëzim e lumturi pafund ndjen…

Nënë! Një ndjenje e veçante.

E papërshkruar me fjalë.

Bekon fëmijën kur ne djep e përkund .

Me zemrën plot

falënderon Zotin !

ty te qofsha fale.

Oh! Nene !

ky emër i bukur dhe

i bekuar !

Sa shume dashuri, meriton nga ne pafundësisht.

Nenat ! qe kurrë s’kursyen veten për te na lumturuar .

Prandaj ju kemi borxh dhe ju detyrohemi.

Përjetësisht .!

Qershor 2024….

M.Lipo.

/www:QendraPress.com/