Çaste poetike me poeten;Mirela LIPO
Eja sonte !
———————-
Në këtë natë të bukur e te qete!
yjet magjishëm po shkëlqejnë.
Ti më sjellë një poezi
që do t’ma frymëzoje zemrën .
Ti me sjellë gëzim dhe shpresë ne jetën time.
Eja sonte !
Të shkruajmë , historinë e dashurisë ,
Të mbajmë dritën e shpresës afshët te ndezur përjetë .
Të qëndrojmë bashkë në gëzim e vështirësi ,
Së bashku të ndërtojmë një bote. me lumturi.
Eja sonte…
bëhu një errësirë e vogël në dritën e natës .
Në dritën e hënës ku nen heshtjen e natës zemra rreh vetëm për ty.
Eja sonte.!
Të fluturojmë në ëndrrat tona nen hijen brilante të yjeve ,
ku zemra rreh me ritmin e dashurisë.
Eja sonte !
Të shkojmë larg në botën e ëndrrave ,
ku zemra jonë fluturon lirshëm në qiellin e pikturuar me yjet.
Eja sonte.!
Të krijojmë bashke histori të reja,
ne ketë nate te qete, aty ku zemra rreh
vetëm për ty.
Eja sonte…
Nën hijen e hënës të qetë ,
të fluturojmë bashkë
në boten e ëndrrave, ku zemrat tona do te gjejnë paqe e lumturi.
Nën yjet e qiellit
zemra jonë rreh si një melodi e bukur.
Eja sonte!
Të shkojmë në udhëtimin tonë magjik.
ku ëndrrat ti bëjmë realitet,dhe dashuria
Të ngelë një udhëtim
pambarim…
/www.QendraPress.com/