Çaste poetike me poeten;Mirishahe ELSHANI
S’KAM SY PËR TË PARË
————————————
Diellin kur lind e perëndon
Hënën kur natën ndriçon
Kur takohen dashurit e jetës
Lirinë mbi Odeskë
Kur mbyllen dyert e ankthit
Kur nisë pranvera e madhe e lirisë
S’kam sy as vesh të dëgjojë
Kur shuhen zërat që bërtasin
Klithma e ulërima e tokës
Që bërtet në kulm të botës
Kur vritet pafajsia
Kur nuk jetohet liria
Kur lot e gjak është derdhur
S’do të frikësohemi kurrë
Prej mashtrimit as prej mallkimit
Se ëndrrat do t’i shohim zgjuar
Me themele gurëzuar
Me kulme mbuluar
Një mëdyshje në kokë e kam
Me mrekullitë e botës rrethuar jam
Veçse unë s’kam sy për ti parë.
Prill-2022
M. Elshani