Çaste poetike me poeten:Naime GJONGECAJ
TË KËRKOVA SONTE
————————————
U humba në ëndrra ne kohën e vjetër
Të kërkova të vije
I mbylla sytë, dhe dorën tënde ndjeva
Nuk e di u përmbyta në stuhi,ne ndjesi të fshehur
Puthjet më shtrydhin erë jasemini
Buzët e etura kundërmonin prush
Të një vatre të zhveshur……
Në ëndërr në krahë më bëhesh …..
Etshëm simfonia e kësaj nate
Tejmbushje kapilarët e shpirtit
Vërshuar nga fontina ndjenjash të harruara…
Të kërkova sonte…
Zemra sa s’shkulej në ketë gjysmë natë..
Përqafomë, lërma buzën tënde të më djeg prush
Në përshpirtjet e kësaj nate të gjatë.
Të kërkova sonte …
Ëndrrën humba midis kullës së fildishtë
Të shpirtrave tanë të heshtur….
/www.QendraPress.com/