Çaste poetike me poeten:Nasia XHEMALAJ
Plagët e shpirtit.
———————-
Plagët janë të vështira për tu mbyllur,
plagët e trupit mbyllen më lehtë,
mos e dhëntë zoti plagën morte,
se ajo të godet e të merr jetë’.
Plagët e trupit, të lehta e ca të rënda,
shërohen dalë e ngadalë,
me plagët e shpirtit nga zhgënjimet e jetës,
dylufton sa në këmbë je i gjallë.
Lumturia e mrekullitë që sjellin çastet,
plagët e shpirtit mjekojnë e kur vet bëhesh mjek,
fyt më fyt kacafytesh mes tyre,
në xhunglën me “kafshët” e veta,
që plagë të qesin një jetë.
Por njeriu thyen hekura me dhëmbë,
shëron një plagë e tjetrën mjekon
vdesin e lindin agime të reja,
që dritën u rrëmben dhe në këmbë sërish të çojnë.
/www.QendraPress.com/