Çaste poetike me poeten;Nasia XHEMALAJ

S’MUNDEMI?!

———————-

Ja humbëm fillin logjikës,

dhe ndërgjegjen e bëmë pis,

akuzojmë e fyejm njëri – tjetrin kur s’duhet,

dhe kur duhet, buzëve zinxhirë.

Dritën e shpresës po humbim,

dhe kjo ndodh zakonisht,

se një dorë kemi shtrirë si lypsët e gjorë,

dhe një këmbë, se ngremë dot nga moçali i ndyrë.

__________________________________

E SOTMJA ME FYTYRËN E TË DJESHMES.

————————————–

E lamë të djeshmen në kujtesë të tretet,

i kënduam kur s’duhej kënduar,

i duartrokitëm lavditë e rreme pa ditur përse,

udhëheqësit i bëmë Zota, Perëndi,

vuajtjen në kudhër të durimit kalitëm,

të gjallë si të vdekur ishim mbi dhe.

Rrugëtonim me shpresën martire,

për dyzet vjet e mbamë thëngjill të ndezur, në shpirt, në buzë,

dhe erdhi è ardhmja e ndritur,

me fytyrë zhgënjimi të plakës kurvë.

/www.QendraPress.com/