Çaste poetike me poeten;Nasia XHEMALAJ

Jeta është matematikë.

———————————

Jeta është matematikë,

ka plus e minus çdo veprim,

ç’ka ti i merr, do ta jap,

kur ti e çmon, të bënë dhuratë.

Jeta është matematikë,

po jap një shembull, për shëmbëllim,

në punë të jep kohën e çmuar,

guximin, forcën e durimin,

në fund ta jep dhe shpërblimin.

Shpërblimin e quajmë dhe fat,

kujt më pak, kujt me lopatë,

e ca mbetur barkthatë.

Dhe dashuria matematikë,

një puthje jep, n’parajsë të ngjitë

i jep shpirtin, botën të jep,

por dhe të gjallë në dhe të tret.

Jeta është matematik,

është kambanë, jehonë, uragane,

dhe për ata që defter, s’mbanë.

Matematik është e mira jetë,

mbaron me baraz(, të zhvesh krejt,

dhe ka një portë dhe një gjyqtarë

të zbret në ferr a të ngjit’ lartë.

/www.QendraPress.com/