Çaste poetike me poeten:Nasia XHEMALAJ

Sytë e mi…

———————————-

Sytë e mi ,nuk më gënjejnë,

paçka se s’të shoh si atëherë,

unë shoh përtej vështrimit tënd,

dhe brenda zemrës shoh çfarë ndjen.

Bëj sikur nuk të vë re,

(se duhet bërë edhe kështu),

mos luaj me mua si era retë,

se veç mbi shpinë të zbraz furtunë.

Unë bëjë sikur nuk të vë re,

se brenda gjirit kam një breg,

ku ndizet zjarr kur më sheh,

dhe trëndafila zemra çel.

Dhe kur kufijtë e besës shkel,

të bregut tim mbjell’ trëndafila,

më thahet gjiri më shkrumbon ,

dhe dije se m’vdesë dashuria .

/www.QendraPress.com/