Çaste poetike me poeten;Nasia XHEMALAJ
Më dhimbsesh Çamëri !
————————————–
I përkujtojmë njerëzit tanë,
i kërkojmë me sy emrat e tyre ,
të shkruar në mur,
në përkujtimoren e tyre ngritur nê Kallogjer,
në kufi me Qafë Botën ,ndarë,
ku dheu ka ngjyrën dhe aromën e gjakut,
që ede motet ngjyrën se lanë,
dhe faqet e malit çelin lulëkuqe.
I prekim me dorë shkronjat e gdhendura,
aty përgjithmonë ,që si flutura ngjajnë,
të lodhura flenë aty në mur.
dhe shpirtrat e tyre me erën sillen
nëpër qiej,
në qiellin që i rri çati ,
shtëpive së shkrumbuara ,
të anuara ,të rëna përdhe,
mbi ullishte prehen nga pak ,
nga malli për tokën e tyre,
e prehje nuk gjejnë,
të shtrihen në brinjë,
në avllitë e bukura e plot dritë,
që u vinte era manxuranë.
.
Të lodhura nga pritja,
sillen nëpër erë.
Më dhimbsesh Çamëri.!
/www.QendraPress.com/