Çaste poetike me poeten:Nasia Xhemalaj
TANI DUHEMI MË SHUMË…
—————————————
Tani të dua shumë e më shumë,
u bëmë si mishi me thoin ngjitur,
s’na trëmb më asnjë furtunë,
dashurinë në themele të forta ngritëm.
Sa herë grindeshim e fajin njëri – tjetrit ja linim,
por shtratit kur shtriheshin, e linim jetim,
e digjnim inatin me ura zjarri,
se shpirtrat tanë, kishin frymë dashurin.
Kur sëmuresha unë, më bëje çaj të ngrohtë,
dhe kur ti shtratin zije, një sup pule e doje,
ti dija shijet, dhe gotën me raki,
në dimër, me dy kokra ulli kërkoje.
Kur unë nervoze bëhesha ndonjëherë,
mbi shpinë kishim një mal me halle,
ti ma dije ilaçin si një doktor i mirë,
më mirrje me lajka, me një puthje në faqe.
Unë bëja naze, rënë si një flutur krahëve të tu,
e ty të pëlqenin nazet e mia,
dhe mua kokëfortësia që kishe si një shkëmb,
s’më lëshoje pa puthje; t’kish lezet burrëria.
Kështu kaluan vite më radhë,
u ngjitën zemrat, si mishi me thoin,
tani duhemi shumë e më shumë,
me zë shpirti, për kokë të njëri – tjetrit,
betohemi.