Çaste poetike me poeten;Nasia Xhemalaj
BALLKONI ME KARAFILA.
—————————————–
Në qendër të fshatit, ballkoni me karafila,
të Nusë ishin, gruas çame, zemërbardhë e duarartë,
të verdhë, rozë, të bardhë, të kuq flakë,
me dashuri i kujdeste, të shpirtit merak.
Shpesh herë na binte të kalonim aty, pranë,
gojë mjalta, nga një karafil na dhuronte,
të kuqtë flakë i ruante për të rinjtë,
në qerpikë të syrit, dashurinë u lexonte.
Të moshuarit e uronin – Të lumshin duart,
burrat ja çonin grave në shtëpi,
gratë në një gotë, zbukuronin tavolinën,
nga urimet karafilat, prrush çelnin të gjithë.
Lulen e Perëndisë, të dashuruarit në gji e mbanin,
në xhaket a fshehur nën këmishë,
në një qoshe a nën një strehë e shkëmbenin, me një puthje,
dhuratë e bekim, të dyja të Perëndisë.
************************************
Shënim… (Karafili nga greqishtja e vjetër emri shkencor quhej Dianthus—Dios—Perëndi…Anthos—Lule.
d.mth-Lulja e Perëndisë.
Ç