Çaste poetike me poeten;Natasha ILIA

VDEKJA!!

————————–

Vdekja pakuptuar një ditë do më vijë..

Kufomë e pakallur mbi një arkë do të jem..

Afër do më rrethojnë mysafirë..qirinjtë

Në tokë dy metra dhe do të kem….

Rrethuar me kurora e lule tulipanë..

Në një qivur druri do jem shtrirë..

Ndoshta dikush do qajë e do rijë pranë..

Në një tabut të hapur aty në kishë..

Sytë do i kem të mbyllur fort..

Qepallat mbyllur mbi bebëza..

Ndoshta në bisht të syve disa pika lot..

Reth meje ndoshta njerëz me të zeza..

Njerëzit rrotull qivurit do heshtin..

Fytyra zbehtësi do ketë..

Dy buzët e bukura më s’do.qeshin..

Trupi do jetë i ftohtë si akulli përjetë..

Ndonjë ndoshta nga halli I dhimbja do qajë..

Do flasë pëshpërimë mes ngashërimit..penduar..

Reth arkivolit rrethuar me ikona shandanë. .

Mbase ..zemra do ti lotojë hidhëruar. ..

Qirinj pa kursyer do më ndezin..

Ndoshta ndonjëherë diku kam lënduar…

Ndoshta rroba të zeza s’do veshin..

Ndoshta.. dy pika loti faqeve lëshuar….

Ding dong do bjerë kambana…

Jetën tokësore pa folur do të lë..

Mbase atje nën tokë te parajsa.

Shoqëri me ëngjëjt do të zë…

Para varrit të hapur do çojnë..

Arkivolin katër burra do shtijnë në varr..

Disave lotët mbase çurkë lotët do ju shkojnë..

Disa për sy të botës .do shtërgojnë sytë për të qarë..

Jeta e vdekja janë simbiozë.për të gjithë. .

Asnjë s’do ikë i kënaqur nga kjo botë..

Si ata që kanë e s’kanë fëmijë….

Braktisur me e.pa fëmijë jeta është kot..

Diku lind një fëmijë një jetë gjallon përsëri. .

Një syth i ri një vogëlush/e gëzon një nënë…

Diku si mijra vdes një grua, një femër një dashuri..

Vdes një nënë..shuhet si një kometë nga qielli rënë..

/www.QendraPress.com/