Çaste poetike me poeten;Natasha ILIA
Zemra pse mu lodh!!
—————————————
Zemra më është gjakosur lodhur..
Se kuptoj pse kaq shumë është drobitur..
Në vend të huaj shpirti syrgjynosur..
Kurajoa guximi pse më ka braktisur…??
Gjithmonë luftova e se ula kokën..
Po shpesh më kap trishtim i thellë..
Eh sa e lodhshme,mister e pakapshme kjo botë..
Përse gjymtyrët dhembin fuqia më është prerë..??
Eh zemra mu lodh duart ënjtur e trupi raskapitur..
Ndoshta nga ecja për në punë..më këmbë..
Kurbeti si kuçedër rininë fuqinë kullufitur..
Jeta fort më goditi me të rëndën pëllëmbë..
Kam kuptuar se po të rrëshqet këmba.
Emigrimi njerëzia lodhja të terheqin osh..
Vonë kuptova kush mi prishi këto ëndrra??
Mbijetoj mallohem në dhe të huaj e shpirti është bosh..
Po prapë ajo është mizore e i ngjan njerkës..
Ankohem e sma zbut dhimbjen në kraharor..
Asnjëherë nuk ish mjaltë e ti ngjante sheqerkës..
Por do luftoj përsëri që frenat të marr përsëri në dorë
/www.QendraPress.com/