Çaste poetike me poeten:Natasha ILIA
Syzezës
———————————
Syzeza vetull gajtan
Kaçurrelat përmbi ballë
Buzë bukur hundë drejtë
Perëndi i çmende djemtë
Je si diell je si henë
Të shoh ty ethet më zënë
Syzezë o sy ulli
Yll i rënë ,përmbi gji
Ecën ti me të shpejtë
Hapi yt si sorkadhe
Mos se çmende djemtë
Engjëllushe nazemadhe
Syzezë vetullallajë
Të pres sonte te burimi
Po përse nuk erdhe vallë
Do të pres deri sa të zbardhë
Dhe të prita dhe të prita
Syzezë gjer në mëngjes
Tërë natën sy nuk mbylla
Për ty trëndafil me vesë
Ti e mban hundën përpjetë
Të gjithë djemtë i çmend
Po kur shumë shumë zgjedh
Më në fund s’di kë do mbledhsh
/www.QendraPress.com/