Çaste poetike me poeten:Natasha Limaj
DURO – DURO…
—————————————-
Falmë që të pjesëtova
Me shpatë, prej rrëkeve loti
Drithërimën palcëkockës
Therje ndjen dhe aeroporti…
Të sajën, vajza mbështolli
Përzier ledha e puthje
Sytë rrëmbushur, kokën mbrapa
Iku horizontit tutje…
Copëz shpirti dhe i vetmi
E mbuloi me përqafime
Zjarr fryma tek rrëz’e veshit
Sa të dua nëna ime !…
Meqë pakogjëzë mbete
Po, nga e njëjta esencë
Si thua ?.. A vjen me mua?…
Jo.., tamah , por ekzistencë…
Bashkë rrugën , midis reve
Gojës, këngëvajin e vjetër
Duro – duro, shpirt, mos plas
Der’ në fluturimin tjetër !…
N . L . ( F ) . Madrid
18 . 11 .2022