Çaste poetike me poeten;Natasha LIMAJ
PALCËRIMIT E VULOSA
—————————————
Sa zbrita në Rinas , m’u duk lagjja ime
Zhë zhë gumëzhima shqip më zhyti në mallëngjime…
Duke u futur në Vlorë, përmbi ‘’ Pusin e Mezinit ‘’
Nga kalaja e Kaninës , më deh flladi i ullirit…
Këmbë-këmbë nga bashkia , i avitem ‘’ Karabashit ‘’
Ja qoshja , ja filxhani, ja dhe got’e dollibashit…
As ecja, as fluturoja , në diç’të ajërt qëndroja
Shikimin nga kati i katërt, derën time po kërkoja…
Bum-bum -bum.. shpërthen kanata, thërrime u bë dhe pllaka
Muri plasur goja-goja , uturima : – erdhi zonja…
Oh,po, sa më ke munguar , shtëpi e shenjta shtëpi
Palcërimit e vulosa , atdheu lindka tek ti!…
N . L . ( F )
/www.QendraPress.com/