Çaste poetike me poeten;Natasha LIMAJ

TË KAM TË VOGËL

————————————

Sot, shtuar me dy filiza

Për mua…, s’ka rënë “ kërthiza “…

*

Sot, me vajzë edhe me djalë

Për mua…, “ kicat “ s’kanë dalë…

*

Sot, me tjetërkënd për bri

Të kam foshnjezë në gji…

*

Dritëzë e një shtëpie

Syrit tim, punë “ fëmije… “

*

Problemet mirë kapërditur

Mos, se çupkëz e parritur…

*

Ndërmend kur të blija lodër

Dhe , pse nën’ të kam të vogël…

*

Si sot, na erdhe në jetë

O zemra dhe 100 – d vjet …

*

Mami , babi prushërojnë

Me llavë shpirti të urojnë…

*

Gaz – Shëndet dhe Lumturi

Linda , jetën …, si do tiiii…

mami tasha, për lindën !…

/www.QendraPress.com/